Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku këtë herë në qendër të debatit kanë qenë banorët Rogerti dhe Mal.

Gjithçka nisi gjatë një diskutimi të ashpër mes banorëve, ku Mali i është drejtuar Rogertit me fjalët: “Si do ndiheshe ti po të thoshte Selin atë që më tha mua?”, duke i kujtuar debatet e mëparshme që kanë përfshirë edhe Selina.

Debati mes tyre u tensionua edhe më shumë, ndërsa në një moment situata mori një kthesë të papritur. Pas përplasjes verbale, Mali i hodhi ujë Rogertit, një veprim që ka habitur banorët e tjerë dhe ka ndezur menjëherë reagime në shtëpi.

Banorët që ndodheshin pranë ndërhynë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Ndërkohë, momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat e formatit po komentojnë gjerësisht sjelljen e dy banorëve.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do ta trajtojë këtë incident në spektaklin e radhës dhe nëse ndaj banorëve do të ketë ndonjë reagim apo masë disiplinore.