Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes dy banorët e Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena.

    Në pamjet që janë bërë virale, shihet momenti kur Mateo i afrohet shumë Brikena dhe në një moment e kap nga qafa, ndërsa tenton ta puthë. Situata duket e papritur dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku që po analizon çdo detaj të videos. 

    Sipas pamjeve, Mateo i afrohet Brikenës me humor dhe në mënyrë provokuese kërkon një puthje, ndërsa banorja duket e habitur nga veprimi i tij. Ky moment ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa e shohin si një moment loje apo flirt brenda shtëpisë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një situatë të papërshtatshme. 

    Videoja është shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme dhe ka sjellë reagime të shumta nga fansat e formatit. Disa kërkojnë reagim nga produksioni për mënyrën si u zhvillua situata, ndërsa të tjerë mendojnë se gjithçka ka ndodhur në kuadër të dinamikave të lojës.

    Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse ky moment do të diskutohet në spektaklin e radhës “Prime” dhe nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të marrë ndonjë qëndrim për këtë situatë që po komentohet masivisht në rrjet.