Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Big Brother VIP Albania, pasi produksioni ka publikuar pamje që lidhen me banoren Selin, duke ndezur menjëherë debat brenda shtëpisë dhe në rrjet.

Gjithçka erdhi pas akuzave të forta të Rogerti, i cili gjatë debateve të fundit ka vënë në dyshim disa aspekte të jetës së Selinës dhe mënyrën se si ajo po e luan lojën brenda shtëpisë. Deklaratat e tij kanë krijuar tension të madh mes banorëve, sidomos pas përplasjeve të vazhdueshme me të.

Për të sqaruar situatën dhe për të reaguar ndaj këtyre akuzave, produksioni ka vendosur të publikojë një video ku Selina shihet gjatë një udhëtimi në Dubai, pamje që sipas tyre hedhin më shumë dritë mbi diskutimet që po bëhen në shtëpi.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku. Disa ndjekës mendojnë se pamjet janë një mënyrë për t’i dhënë përgjigje akuzave të Rogertit, ndërsa të tjerë besojnë se kjo vetëm sa do ta rrisë tensionin mes banorëve.

Ndërkohë, vetë Selina ende nuk ka reaguar drejtpërdrejt për këtë video brenda shtëpisë, por situata pritet të diskutohet më gjerësisht në spektaklin e radhës “Prime”, ku mund të ketë edhe përballje të reja mes saj dhe Rogertit.