Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes dy artistë shumë të njohur të skenës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj.

Në pamjet që janë publikuar së fundmi, dy këngëtarët shfaqen shumë të afërt gjatë një mbrëmjeje në një klub nate në Paris, ku janë filmuar duke kërcyer, përqafuar dhe duke shkëmbyer edhe puthje në buzë. Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale. 

Prej kohësh në mediat rozë qarkullonin aludime për një raport më të afërt mes tyre, sidomos pas disa performancave dhe projekteve muzikore ku kimia mes dy artistëve ishte vënë re nga publiku. Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar publikisht për këto zëra. 

Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj, këngëtare shqiptare e lindur në Tiranë dhe aktive në muzikë prej shumë vitesh, më parë ka qenë e martuar me aktorin Bes Kallaku dhe është nënë e dy fëmijëve.  Ndërsa Ledri Vula ka pasur një lidhje të gjatë me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pamjet e fundit nga klubi kanë shtuar bindjen e fansave se mes dy artistëve mund të ketë nisur një romancë e re. Megjithatë, deri në këto momente as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë bërë një reagim zyrtar për videon që po qarkullon kudo në internet.

Ndërkohë, rrjeti është “ndarë” në dy kampe: disa fansa e mbështesin këtë afrim mes tyre, ndërsa të tjerë mbeten skeptikë dhe presin një konfirmim nga vetë artistët.