Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku debati mes Rogertit dhe Selinës ka përfunduar me emocione të forta.
Gjatë një përplasjeje verbale mes tyre, Rogerti ka hedhur akuza të rënda ndaj Selinës, duke e akuzuar se martesa simbolike me Gimbon ishte e rreme dhe se ajo nuk është e sinqertë në ndjenjat e saj. Ai u shpreh se sipas tij Selina në të vërtetë është e dashuruar me Mirin, por nuk e pranon këtë gjë hapur.
Fjalët e tij kanë prekur shumë Selinën, e cila nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet dhe është parë duke shpërthyer në lot gjatë debatit.
Ky moment vjen vetëm një ditë pasi në shtëpi u organizua “dasma” simbolike mes Selinës dhe Gimbos, një festë që u shoqërua me shumë tension pasi Rogerti ndërhyri dhe e prishi atmosferën festive, duke rrëzuar tortën dhe dekorimet.
Përplasja e fundit mes tyre ka ndezur sërish debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime: disa mbështesin Selinën duke e cilësuar reagimin e Rogertit si provokues, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po përpiqet të zbulojë strategjitë e lojës brenda shtëpisë.
Situata mes banorëve duket se po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse kjo përplasje do të diskutohet nga produksioni.
