Një tjetër përplasje e fortë është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë mes Rogertit dhe Gimbos, vetëm pak para nisjes së Prime-it.
Sipas pamjeve dhe dëshmive nga brenda shtëpisë, debati ka qenë jashtëzakonisht i ashpër dhe ka kaluar çdo kufi verbal. Rogerti, i cili më herët është kritikuar për përfshirjen e familjarëve në debate, ka vazhduar sërish në të njëjtën linjë, këtë herë duke iu drejtuar Gimbos me një deklaratë provokuese:
“Nuk jam debil si puna jote që lë 6 motrat atje ku janë…”
Kjo fjali ndezi menjëherë situatën. Gimbo reagoi me tone të forta, duke e paralajmëruar:
“Mos i përmend motrat e mia se të han dreqi!”
Por tensioni nuk u ndal aty. Rogerti vazhdoi duke përsëritur:
“6 motrat e tua, he ça…”, duke e shtyrë debatin drejt një përplasjeje fizike.
Në atë moment, situata rrezikoi të dilte plotësisht jashtë kontrollit, pasi të dy u afruan shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërhyrja e menjëhershme e Mateos shmangu përshkallëzimin në përleshje fizike, duke i ndarë mes tyre para se situata të agravonte më tej.
Incidenti ka ndezur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që kritikojnë ashpër përfshirjen e familjarëve në debate dhe kërkojnë masa disiplinore nga produksioni.
Mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse kjo përplasje do të trajtohet zyrtarisht dhe nëse do të ketë pasoja për banorët e përfshirë, pasi tensionet brenda shtëpisë duket se po arrijnë kulmin.
