Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.

    Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme.

    Mësohet se 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit.

    Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor, gjë që përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin.

    Pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”.